Foto Ilustruese
Një elektricist ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Korçës dhe sipas policisë elektricisti ka mbetur në shtyllë.
Shërbimi i ambulancës është nisur drejt vendngjarjes për t’i dhënë ndihmë elektricistit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.











