Vdekja tragjike e gruas shtatzënë Aida Çajka dhe foshnjës së saj të pa lindur dje në maternitetin “Kiço Glozheni” në Tiranë ka bërë që prokuroria të nisë hetimet.
Dosja për tre gjinekologë që kanë pasur lidhje me rastin është dërguar sot në prokurori.
Emrat e tyre janë: N. Ceni, D. Decka dhe H. Klosi. Dyshohet se këta mjekë kanë vonuar ndihmën për nënën shtatzëne.











