Andel Trebicka, kontrollor në Rinas tha sonte se kanë nisur arrestimet e kontrollorëve, ndërsa po intervistohej në emisionin Opinion.
Sipas tij policia ka ndaluar njerin prej tyre në Rinas ndersa paralajmëroi kolegen në studion e tv Klan se do të arrestohet sapo të dalë nga studio.
Ndërkohë policia nuk ka dhënë asnjë njofrim në lidhje më ndonjë aksion të mundshëm.
Por ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se Albkontrolli ka bërë padi penale për dy prej kontrollorëve, çfarë dp të thotë se ndërhyrja e policisë mund të pritet nga çasti në çast nëse gjendet peokurori i duhur që bëm kërkesën për ndalim. m.k











