Rreth orës 21:35, në rrugën “Josif Pashko”, është vetëplagosur dyshohet me armë zjarri një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç.
Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Pak më vonë policia lajmëroi se shërbimet e Policisë kanë bërë identifikimin e shtetasit S. A., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.











