Takime të kandidatit të Partisë Demokratike në qarkun e Fierit Saimir Korreshi me banorët e lagjies “Kongresi i Lushnjes”-2, shoqëruar nga drejtues te PD-se , Forumit Rinor te PD-se dhe Lidhjes se Gruas Demokratike derë më derë ishin pjesë e turit elektoral për të prekur ndryshimin.
Në çdo cep të qytetit të Lushnjes ndjehet varfëria , papunësia dhe gjëndja e rënduar ekonomike familjare dhe e bizneseve. Pakënaqsia ka arritur kulmin. Vendin e propagandës dhe mashtrimit rilindas sot e ka zënë pakënaqsia dhe përbuzja ndaj sektit mavi. Nuk e ndryshon dot votën as paraja, dhe as asfaltet elektorale. Pergjigja me e mire :-shprehet Saimir Korreshi , do të jetë në 25 Prill që të realizojmë për Lushnjen një ndryshim historik.
Kërkoj mbështetjen e votën e cdo lushnjari që të sjellim normalizimin dhe zhvillimin ekonomik në Lushnje,të rikthejmë të rinjtë në shtëpitë e tyre,të rikthejmë shpresën.s.m












