Dy persona humbën jetën këtë mbrëmje në aksin rrugor Lushnjë Krutje kur një makinë doli nga rruga.
“Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”, automjeti tip “Reno “, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet”, nkofton policia e Lushnjës.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.m.k











