• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shkrimtarë, poetë, studiues mblidhen në Elbasan në mbështetje te Flutura Açkës dhe ekipit të PD

droni by droni
4 April, 2021
in Kryesore, Kulture, Politika
0
Shkrimtarë, poetë, studiues mblidhen në Elbasan në mbështetje te Flutura Açkës dhe ekipit të PD
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkrimtarë, poetë, studiues, njerëz të njohur të letrave nga Elbasani dhe Shqipëria u mblodhën në Teatrin e Kalasë në një pasdite kushtuar mbështetjes për autoren Flutura Açka dhe ekipin e PD në këtë qark, në fushatën për zgjedhjet e 25 Prillit.

Drejtuesi Politik i PD, Gazment Bardhi u shpreh i kënaqur nga prania e këtyre miqve të dijes dhe artit, siç i ka hije qytetit të Elbasanit.

“Unë jam shumë krenar që kemi në ekipin tonë, Fluturën, që përfaqëson vlerat reale të Elbasanit. Elbasani nuk është shquar kurrë si qytet i krimit, por ka qënë qytet i dijes. Elbasani nuk është shquar kurrë si qytet i frikës, por është shquar si qytet i letrave dhe i poezive. Elbasani do të vazhojë të mbetet qytet i dijes dhe për këtë garanci është Flutura, është ekipi i Partisë Demokratike, jemi të gjithë ne që këtë fushatë e kemi bazuar pikërisht te qytetaria. Në nuk e kemi bazuar fushatën dhe nuk do ta bazojmë deri në fund tek të fortët, te bandat, te ata që e mendojnë pushtetin si mundësi për t’u pasuruar për vete, por do ta bazojmë te njerëzit e thjeshtë, te njerëzit me vlera, te njerëzit me parime. Unë jam vërtet shumë i kënaqur që jam pjesë e këtij takimi. Sigurisht është një nga ato takimet ku unë duhet të jem një dëgjues i mirë dhe të mos flas shumë, prandaj do ua lë mikrofonin ju duke ju kushtuar shumë vëmendje, dhe jam i sigurt që do dal nga ky takim me më shumë ide dhe me më shumë vullnet për të çuar përpara ato vlera që përfaqëson qytetaria e Elbasanit”, – u shpreh Bardhi.

Besnik Mustafaj pohoi se ka qënë pjesë e shumë fushatave të PD, po kjo në Elbasan ishte një risi.
“Më ka rënë të bëj fushata për vete, dhe për kolegë të tjerë të Partisë Demokratike, por është hera e parë që unë them dy fjalë diku për një njeri të letrave, për një njeri të kulturës, më shumë sesa të tjerë, sepse për shumë njerëz të kulturës kam folur, por të kulturës së mirëfilltë si Flutura, nuk më ka qëlluar asnjëherë rasti. E prita me shumë kënaqësi ftesën që më bënë disa kolegë që t’i bashkohem këtij grupi shkrimtarësh për të ardhur këtu. Do të kisha shumë pasur shumë qef të isha votues këtu biles, dhe t’i jepja votën Flutura Açkës. Është intelektuale dhe luftarake, se zakonisht për gratë harrohet kjo, por është shumë e rëndësishme në politikë. Unë e paralajmëroj se nuk do të shkojë për turizëm në palament, do t’i marrë kohën, do t’i lodhë nervat, do t’i kërkojë të përmbajë inatin, të gjitha këto gjëra që i kam kaluar para asaj dhe si veteran i asaj salle e paralajmëroj se do të ketë momente që do t’i thotë vetës: çfarë dua unë këtu? Do të ishte shumë më mirë nëse do të isha duke lexuar një libër ose akoma më mirë duke shkruar një libër, por jo. Do t’i bëjë këtë pyetje vetes në bilanc sepse unë jam i bindur se Flutura do ta përfaqësojë me shumë dinjitet Elbasanin, do të jetë sigurisht një zëdhënëse e problematikave që ka Elbasani, por do të jetë edhe një zëdhënëse e problemeve që ka inteligjenca shqiptare, që kanë njerëzit e kulturës dhe që ka bota e librit. Unë i kam shkruar një mesazh në telefon kur doli emri i saj, ku e kam përgëzuar për vendimin që mori. Unë besoj se Flutura sakrifikon për Elbasanin dhe për Partinë Demokratike duke pranuar këtë ofertë politike. Faleminderit Flutura, ta them si demokrat”, – tha Mustafaj.

“Na ka përfaqësuar gjithë këtë kohë me shkrimet e veta, me letërsinë e vet, na ka përfaqësuar edhe politikisht. Flutura Açka nuk fshihet, nuk është nga ato gra që fshihen. Me këto cilësi unë i besoj Flutura Açkës se do të jetë një avokate e shkrimtareve. Një tjetër gjë për të treguar vlerësimin që kemi për Fluturën, çka unë bashkë me Izetin, botojmë një revistë, Flutura Açka deri më sot është një nga ato që e kemi nxjerrë në kopertinë të revistës. Siç e ka emrin Flutura, unë shpresoj të jetë flutur për shpresat e shumë njerëzve dhe nuk kërkoj asgjë më shumë se nesër të mos fshihet dhe të mos ketë frikë. Urime, Flutura!”, – tha shkrimtari Rexhep Shahu.

“Të them të drejtën njerëz të lirë si Flutura, njerëz të ditur si Flutura, njerëz me përvojë të jashtëzakonshme i duhen shoqërisë, i duhen atij parlamenti që nuk e di se çfarë bën”, – tha studiuesi Behar Gjoka.

“Ne të gjithë kemi nevojë për Fluturën, njerëz të pastër kështu si Flutura nuk kanë nevojë për mbështeje, por kanë nevojë për përhapje dhe ta thotë fjalën, se është një person që flet në parlament si askush tjetër. Kështu që, Fluturën e shoh që sot atje, për ne të gjithë. Nuk ka grua, nuk ka njeri, nuk ka qënie njerëzore që të luftojë në ato mënyra të drejta, të pastra, me integritet dhe t’ia dalë mbanë të fitojë si Flutura Açka. Unë e mbështes fort për shumë arsye, dhe për herë të parë në jetën time, në mbështetjet politike që kam bërë, vij ballëlart. Kështu që Flutur të uroj shumë suksese, jo vetëm për ty këtu, por edhe për vetën tonë”, – u shpreh Adriatike Lami.

“Flutura nuk është kot këtu, është sepse Elbasani ka një traditë të madhe patriotike dhe kulturore dhe emërtimi, emri i saj në listën e një partie siç është PD, është një nder shumë i madh. Unë uroj që atë kapërcim të fortë shpirtëror dhe atë forcë që ka gjetur Flutura për ta bërë veten një individ tek e cila ne besojmë se do të na përfaqësojë në parlament, të realizohet me nje mandat që do ta marrë dhe me një portret që do të shohim në parlament, i cili do të pasqyrojë bukurinë e zonjës, intelektuales, shkrimtares, të njeriut me aq shumë virtyte saç është Flutura. Flutura të uroj shumë suksese!”,- tha hulumtuesi dhe diplomati Mal Berisha.

“Flutura ka pasur dhe ka cilësi njerëzore dhe aftësi për të marrë përsipër përgjegjësi që pak burra dhe gra në atdheun tonë i marrin, ndërsa ju qytetarët e Elbasanit, duke dërguar Fluturën në Parlament, do t’i jepni një mesazh të mrekullueshëm shqiptarëve. Shqipëria mund të qeveriset edhe pa cuba, mund të qeveriset me gra dhe burra të talentuar”, – tha poeti Arbër Ahmetaj.

“Është fat për Elbasanin, fat për njerëzit, që ajo do të jetë e tillë, gjithmonë vetvetja dhe gjithmonë në krah të njerëzve”, – u shpreh shkrimtari Izet Duraku.

“Flutura është një emblemë e Elbasanit për demokraci, prandaj, kam shume besim se do ta çojë fjalën tonë atje”, – tha pedagogu Astrit Bishqemi.

Flutura Açka u shpreh e emocionuar nga fjalët dhe mbështetja. Ajo tha se kur shkruan për Elbasanin është gjithnjë e vërtetë.
“Kur mbarova romanin ‘Ku je’, është një roman i gjatë, ndër romanet e mia më të vështirë, e pranoj, sepse ka të bëjë me vitet ‘80, me vite shumë të vështira, jo vetëm të miat. Unë isha në fillimet e shkollës së mesme, gjatë shkollës së mesme në ato vite… dhe kur e mbarova ia dhashë korrektores time. Kur e mbaroi më telefonoi në mes te natës dhe më tha: Flutura, ai Artur Hobja, cili është ai njeri?… Ishte fjala për personazhin. I thashë: Dorina, ai njeri nuk ekziston, ai është krijesë e imja, është karakter, është personazh. Me tha: Unë kujtova se është i vërtetë, se kishte jetuar ai. I thashë: Dorina, ti pa dashje më ke bërë një kompliment kaq të madh, të marrësh një kompliment kur mbyll ti librin, kjo ishte ngjarja më e bukur që mund të më ndodhte, që të thuash për një personazh se ka qënë i vërtetë, do të thotë që kur shkruaj për Elbasanin jam tërësisht, pafundësisht e vërtetë”, – tha Açka.a.b

Previous Post

LETRA/ Zgjedhjet në rrezik, shkak fletët e votimit, kompania sllovene jep alarmin

Next Post

Basha, takim me shoqatën “Durrësi”, durrsakët: Durrësi, një masakër irbane, drejtohet nga hajdutët

droni

droni

Next Post
Basha, takim me shoqatën “Durrësi”, durrsakët: Durrësi, një masakër irbane, drejtohet nga hajdutët

Basha, takim me shoqatën “Durrësi”, durrsakët: Durrësi, një masakër irbane, drejtohet nga hajdutët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.