Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka qenë sot në njësinë numër 10 në Tiranë, ku është testuar procesi i votimit elektronik, që sipas tij sjell lehtësi dhe besueshmëri në proces.
Celibashi testoi votimin elektronik dhe më pas printoi fletën e votimit duke e hedhir atë në kuti. Kështu bëhet e mundur edhe administrimi manual i votave nëse ka ankesa.
Celibaahi është shprehur edhe në lidhje me fletën e votimit.
“Nuk prisja që të kishte kundërshti kaq të mëdha për fletën e votimit, palët duhet ta kuptojnë se e rëndësishme është që të mos humbasim në shumë kohë”, tha Celibashi. a.b












