Reshjet e sotme të shiut, të cilat ranë për disa minuta, përsëri shkaktuan probleme në rrugët e Tiranës. Vetëm 15 minuta reshje mjaftuan që rrugët të mbuloheshin me ujë, siç edhe tregojnë fotot. Duket se kanalizimet mbeten problem për Tiranën, që zhytet në ujë sa herë bien reshje.













