• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ELEZ BIBERAJ/ Amerika dhe Shqipëria: Nga armiq të papajtueshëm te partnerë strategjikë

droni by droni
31 March, 2021
in Opinion
0
ELEZ BIBERAJ/ Amerika dhe Shqipëria: Nga armiq të papajtueshëm te partnerë strategjikë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Elez Biberaj, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë, Zëri i Amerikës

Administratat e njëpasnjëshme amerikane kanë ndjekur njëpolitikë të pandryshueshme ndaj Shqipërisë. Vizioni i Amerikëspër Shqipërinë ka qenë që ajo të jetë një vend i qëndrueshëm, ibegatë dhe demokratik ku të respektohen plotësisht normat dheproceset demokratike. Shqipëria është trajtuar si pjesë e rëndësishme e konceptit të Uashingtonit për ndërtimin e njëEvrope të pandarë dhe të lirë. Hartuesit e politikave amerikane e kanë bërë të qartë se është në interesin kombëtar të Shteteve tëBashkuara ta shohin Shqipërinë pjesë të komunitetit Euro-Atlantik.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë nxitësi më i rëndësishëmdhe më me ndikim për demokratizimin e Shqipërisë, duke dhënëmbështetje të konsiderueshme diplomatike, politike, ekonomikedhe ushtarake. Uashingtoni ishte forca kryesore shtytëse përçlirimin dhe pavarësimin e Kosovës nga Serbia dhe për pranimine Shqipërisë në NATO. SHBA luajtën gjithashtu një rol kryesornë zgjidhjen e konfliktit etnik në Maqedoninë e Veriut, çka ka çuar në një përmirësim të dukshëm të statusit të shqiptarëve atje.

Po ashtu, gjatë tre dekadave të fundit, Shqipëria, si dheshqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, kanë qenë në qendërtë një vëmendjeje të konsiderueshme nga ana e Uashingtonit. Përfaqësuesit shqiptarë kanë pasur qasje relativisht të lehtë tepolitikanët amerikanë. Ata kanë gëzuar mbështetje dypartiake nëKongresin amerikan dhe senatorë e kongresistë të shquar kanëqenë mbështetës të çështjeve shqiptare. Presidenti Joe Biden ka pasur kontakte të shumta personale me udhëheqësit shqiptarëdhe është njohes i mire i çështjeve shqiptare, veçanërisht içështjes së Kosovës.

Ndërsa kanë ofruar mbështetje për forcimin e qëndrueshmërisë dhe begatisë së Shqipërisë, Shtetet e Bashkuaranuk kanë ngurruar të vënë në dukje hapur dështimet e procesit tëdemokratizimit – shkelja e normave demoratike, përpjekjet e ekzekutivit për të kontrolluar institucionet e pavarura, sulmetndaj medias, parregullsitë zgjedhore dhe dështimi për të luftuarkorrupsionin e përhapur. Politikëbërësit dhe përfaqësuesitamerikanë shpesh janë zhgënjyer me paaftësinë osemosgatishmërinë e politikanëve shqiptarë për të gjetur gjuhë tëpërbashkët në çështjet e mëdha, për të respektuar zotimet e tyredhe për t’i mbështetur deklaratat me veprime konkrete. Ekzistonnjë hendek i madh midis deklaratave retorike të mbështetjes përreformat thelbësore tepër të nevojshme dhe angazhimit aktualndaj reformave. Shtetet e Bashkuara kanë bërë kritika të sinqertandaj rrëshqitjes prapa, e megjithatë kanë qenë të angazhuara fort për ta ndihmuar Shqipërinë të përballet me këto sfida.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë krijuar njëmarrëdhënie të fortë dhe të gjallë.

Është e natyrshme që në raste të tilla si 30 vjetori irivendosjes së lidhjeve, vemendja të përqendrohet tek aspektetpozitive të tyre. Por është gjithashtu e rëndësishme të theksohendisa çështje që, nëse nuk trajtohen nga shqiptarët, mund t’i vënënë provë serioze këto marrëdhënie.

Si çdo marrëdhënie dypalëshe, edhe ato mes Amerikës dheShqipërisë duhet të ushqehen vazhdimisht dhe jo të merren si tëmirëqena apo të shihen si diçka statike dhe të përhershme. Mbitë gjitha, mbështetja e Amerikës nuk është një e drejtë e natyrshme e shqiptarëve. Në themel të marrëdhënieve janë vlerate përbashkëta demokratike dhe angazhimi i Shqipërisë përdemokracinë, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë. Ndërtimi injë demokracie funksionale në Shqipëri mbetet një objektiv irëndësishëm i politikës së jashtme amerikane. Veprimet qëminojnë praktikat demokratike jo vetëm që mund të minojnëmarrëdhëniet, por mund të sjellin një ndryshim në qëndrimet e SHBA dhe, në rastin më të keq, një rishikim thelbësor tëlidhjeve mes dy vendeve.

Vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rrëshqitje tëkonsiderueshme prapa në rrugën e demokracisë dhe njëautoritarizëm në rritje, duke e bërë atë një nga vendet mëjofunksionale dhe më të korruptuara në Evropë. Sistemi politik iShqipërisë në thelb është prishur dhe vendi është shndërruar nënjë shtet njëpartiak, autoritar, me Partinë Socialiste në fuqi qëkontrollon pushtetin në të gjitha nivelet.

Polarizimi politik, korrupsioni i përhapur në radhët e zyrtarëve publikë dhe atyre në poste të larta, krimi i organizuardhe kultura e mosndëshkimit kanë pasur një kosto të madhe dhevazhdojnë të paraqesin një kërcënim ekzistencial përdemokracinë e Shqipërisë. Pikërisht institucionet që kanërëndësi të dorës së parë për të luftuar korrupsionin – zyrtarëtqeveritarë, anëtarët e parlamentit, politikanët, gjykatat dhegjyqtarët, prokurorët dhe policia – janë ato që po e minojnëfushatën kundër korrupsionit.

Politikanët dhe biznesmenët e fuqishëm kanë kapur shtetindhe, si rrjedhojë, pasuria dhe qasja tek pushteti janë përqendruarnë duart e një grupi të vogël. Natyra gërryese e modelitkleptokratik të qeverisjes së Shqipërisë është tepër serioze.

Prishja e bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës dhemosgjetja e gjuhës së përbashkët për çështjet e rëndësishmeështë thjesht e papranueshme për një anëtar të denjë të NATO-s dhe për një vend që synon të anëtarësohet në BashkiminEvropian.

Presidenti Joe Biden ka deklaruar se nxitja e demokracisëdo të jetë një përparësi kryesore për administratën e tij. Qendrimet dhe veprimet e qeerisë dhe të opozitës ka të ngjarë tëbëhen objekt i një vëzhgimi të shtuar nga ana e Shteteve tëBashkuara. Vështirë që administrata amerikane të mbetet e pavëmendshme ndaj politikave dhe veprimeve të cilat minojnënormat, vlerat dhe institucionet demokratike.

Në vitin 2016, forcat kryesore politike shqiptare pranuan qësistemi i drejtësisë ishte jofunksional dhe ranë dakord për njëreformim thelbësor të këtij sistemi, më rrënjësori në ndonjë vend ish-komunist. Por shqiptarët kurrë nuk u dolën për zot reformave. Ata bënë përpjekje të përbashkëta për të minuar, manipuluar dhe zvarritur ndryshimet për sa kohë të ishte e mundur.

Shqipëria po hyn në vitin e pestë të këtyre reformave. Ndërsa skalionet më të larta të sistemit gjyqësor janë hequr sirezultat i procesit të verifikimit, zbatimi i reformave ka qenë ingadaltë dhe selektiv, duke çuar praktikisht në një kolapsinstitucional dhe duke kërcënuar parimin themelor të sistemitjuridik – qasjen tek drejtësia. Mund të thuhet se operacionikirurgjikal i drejtësisë mbase ka qenë i suksesshëm, por pacientimbetet në komë.

Shqipëria ka nevojë për një përmbyllje. Kostoja e dështimitpër të zbatuar plotësisht këto reforma themelore është thjeshttepër e madhe për shoqërinë shqiptare. Shtetet e Bashkuara u kanë kushtuar burime të mëdha këtyre përpjekjeve të reformësdhe presin që Shqipëria të bëjë pjesën e vet.

Zgjedhjet e prillit 2021 janë një provë për pjekurinëdemokratike të Shqipërisë dhe për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ky është një moment historik dhe dështimi mund tëketë me pasoja të rënda.

Edhe pse hapja e fushatës është shoqëruar me një retorikëtë ashpër, shqiptarët kanë një mundësi për ta kthyer vendin e tyre në një rrugë të qartë demokratike. Nëse zgjedhjet janë tëbesueshme, me rezultate të pranueshme nga lojtarët kryesorë, ato do të hapnin mundësi të reja dhe do të shpalosnin potencialine madh që kanë shqiptarët.

Përkundrazi, një proces zgjedhor sërish me të meta dhe imanipuluar ka të ngjarë të pengojë stabilitetin politik të vendit, të sinjalizojë një përkeqësim të mëtejshëm të praktikavedemokratike dhe të ndërlikojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Evropian. Pamundësia për tëmbajtur zgjedhje të pastra do të forconte dyshimet përbesueshmërinë dhe angazhimet demokratike të elitave shqiptare.

Por vetëm zgjedhjet nuk janë shpëtimi për sfidat e mëdha tëShqipërisë, edhe nëse ato mbahen në përputhje të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare. Periudha paszgjedhoreduhet të pasohet nga një konsensus patriotik, një marrëveshjendërpartiake veprimesh konkrete dhe të qëndrueshme për tëtrajtuar deficitin demokratik të Shqipërisë, për të kapërcyerhendekun e tanishëm politik dhe për të përcaktuar një rrugë tëqartë të ecjes përpara.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë të drejtpërdrejta nëmbështetjen e tyre për demokracinë e Shqipërisë dhe në kritikatndaj dështimeve demokratike. Duke pasur parasyshmarrëdhëniet e veçanta midis dy vendeve dhe mendimin tepër tëfavorshëm që shqiptarët kanë për Amerikën, asnjë vend tjetërmë mirë se sa Shtetet e Bashkuara nuk do të mund ta ndihmonteShqipërinë në rrugën e saj demokratike. Amerika ka fuqinë, besueshmërinë dhe aftësinë për të ushtruar ndikim pozitiv dhepër të ndihmuar shqiptarët të krijojnë një të ardhme që ushqennjë proces politik gjithëpërfshirës, sundimin e ligjit dhe njëqeverisje efektive dhe të përgjegjshme.

Por edhe pse mbështetja amerikane mbetet me rëndësikritike, shtysa për ndryshim të vërtetë duhet të vijë nga brenda. Në fund të fundit, varet nga udhëheqësit shqiptarë se sa do tëjenë në gjendje të marrin përgjegjësinë dhe të zhvillojnë njëstrategji të qartë për të ndërtuar një demokraci funksionale, përtë cilën kombi shqiptar ka ëndërruar aq shumë.

*Pjesë nga Fjala në Konferencën për 30 Vjetorin e Rivendosjes së Marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, organizuar ngaInstituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare

31 mars 2021

Previous Post

Basha me fermerët: Nuk kemi marrë tapitë dhe na mungojnë frigoriferët për produktet

Next Post

Horoskopi, 1 Prill 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

droni

droni

Next Post
Horoskopi, 26 Mars 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 1 Prill 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.