Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon sot fushatën elektorale në qytetin e Korçës. Në hyrje të qytetit janë vendosur parulla që mbështesin kryetarin e opozitës.
“Mirëse vjen kryeministri ynë,” shkruhet mbi parulla.
Basha pritet të mbërrijë në Korçë pas pak, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillojë takimin në vendin e quajtur Lëndina e Lotëve. a.b












