Ka reaguar PD pas një postimi të Kryeministrit Rama në lidhje me takimet e Bashësnë Fier.
“Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.
Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.
Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!”, thuhet në reagimin e PD.
Rama postoi pak minuta me parë në rrjete sociale një kritikë për Bashln se po shpërndan infeksionin përmes grumbullimeve të qytetarëve.












