Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, është grabitur me pistoletë dhe shkopa bejzbolli një karburant në Lezhë.
Dy persona ende të paidentifikuar, me anë të presionit i kanë marrë 1 milion lekë (xhiron ditore) punonjësit të një karburanti.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.a.b











