• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha me studentët e qarkut të Elbasanit: Shqipëria u përket juve dhe jo oligarkëve

droni by droni
28 March, 2021
in Kryesore, Politika
0
Basha me studentët e qarkut të Elbasanit: Shqipëria u përket juve dhe jo oligarkëve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, në piknikun e organizuar nga të rinjtë e këtij qyteti. I surprizuar nga prania e madhe, Basha tha se 25 prilli është ndryshimi i madh për çdo të ri elbasanas me hapjen dhe sigurimin e vendeve të punës. Ai gjithashtu u zotua se Elbasani do ketë një kampus të ri dhe modern universitar.

Lulzim Basha: 25 është dita e fitores, është dita e ndryshimit për të gjithë shqiptarët e në veçanti për rininë e Elbasanit e të Shqipërisë. Pas kësaj na presin punë të mëdha. Shumica prej jush keni qenë gjimnazist ose dhe në 9 vjeçare , kur kemi nisur një punë shumë të madhe që e ka transformuar Elbasanin, që është tuneli i Elbasanit dhe rruga Tiranë-Elbasan. Dhe për këtë rrugë shumica nuk kishin besim. Ekzistonte dhe një projekt tjetër që dilte nga Baldushku në Papër. Nuk e di kujt i kujtohet prej jush, por ishte krejt ndryshe nga projekti që dëshironin banorët e Elbasanit, banorët e Librazhdit, Përrenjasit, Cërrikut, Belshit, Gramshit, sepse realisht rruga që ndërtuam në fund të fundit, është rruga që bëri Elbasanin dhe Tiranën një. Ajo tjetra do tё na duhej tё paktën njё orë, njё orë e 15 minuta pёr tё mbërritur deri nё Krastë. Tani nisesh nga Tirana dhe vjen pёr njё orë. Dhe Tirana me Elbasanin pёr shkak tё kësaj rruge janë dy qytetet mё afër njëri-tjetrit nё gjithё Shqipërinë. Mirëpo unё e kuptoj sikurse flisnin pёr atё rrugё dhe pёr tunelin e Elbasanit, tunelin e Kërrabës atëherë, shumica e njerëzve thonin s’ka pёr tu bёrё nё fakt e bёmё apo jo?! Tani nё kёtё vend ku ndodhemi sot këtu nё tё gjithё kёtё hapësira tё bukur qё ёshtё kaq afër qytetit tё Elbasanit, edhe këtu kemi patur njё plan, i cili pёr fat tё keq nuk ёshtё bёrё realitet kanё kaluar 8 vite dhe pёr kёtё plan kanё folur dhe kundërshtarët tanё politik qё kanё patur 8 vite kohë qё ta realizojnë. Unё sot meqë jemi nё piknik nuk do zgjatem shumë me deklarata politike meqë nё fushatë jemi dhe nё fushatë fitore dhe fitore, por dua njё zotim t’ua jap atyre qё janë nё universitet akoma dhe gjimnazistëve tё Elbasanit se, dhe gjithё atyre qё duan tё vijnë e tё studiojnë nё universitetin e Elbasanit, se ju qё po mbaroni pёr fat tё keq do ta shijoni por nuk do tё jeni pajës e këtij zhvillimi sepse jeni nё fund tё studimeve dhe se pёr ju kam tё tjera prioritete. Pёr ju kam prioritet zgjimin ekonomik tё Elbasanit dhe Shqipërisë dhe sigurimin e vendeve tё punës. Ndërsa për gjithë studentët e kam një zotim dhe dua ta përsëris: Ekziston një koncept, një ide që këtë park të bukur këtu, sigurisht jo gjithë parkun por një pjesë të parkut ta përdorim për të ndërtuar këtu një nga kampuset më moderne universitare të Shqipërisë. Mbani mend para disa ditësh pata një konferencë me aleancën e universiteteve europiane dhe me komisioneren europiane për digjitalizimin. E mbani mend?
Të rinjtë: Po!
Lulzim Basha: Ajo që e bëri të paharrueshme ishte dhe reagimi I kryeministrit në ikje që u tërbua, tha se kjo është ndërhyrje në punët e brendshme. “Është ndërhyrje në fushatë”- tha. Jo nuk është ndërhyrje në fushatë por është shprehje e besimit që kanë evropianët tek rinia shqiptare dhe tek Partia Demokratike dhe tek planet tona që së bashku me ta ti japim të rinjve dhe të rejave shqiptare të njëjtat mundësi të njëjtat mekanizma si rinisë Europiane. Dhe ju e dini Europa ka ndarë shuma të mëdha parash për universitetet e Ballkanit, është një mëkat i vërtetë që Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë nga këto fonde, jo për faj të universiteteve por për faj të qeverisë. Dhe ju e dini unë kam studiuar jashtë dhe ja dedikoj një pjesë të madhe të suksesit tim në jetë faktit që më është dhënë kjo mundësi për të studiuar jashtë në një kohë ku kjo mundësi u ofrohej shumë pak njerëzve. Sot  duhet t’ju them diçka tjetër, me teknologjinë që ka avancuar, me këtë vëmendje të veçantë që ka Europa për të trajnuar të rinjtë shqiptarë me mënyrën se si i njoh mekanizmat që funksionojnë për të sjellë qoftë trajnimin qoftë trajnuesit, apo për t’ju nxjerrë ju nëpër program ne Exchange që i thonë, pra programe shkëmbimi nëpër universitetet europiane. Unë ju siguroj që shumë shpejt rinia e Elbasanit dhe rinia e gjithë Shqipërisë do të ketë të njëjtën përgatitje profesionale si rinia europiane dhe do të jetë e gatshme për tregun e punës. Se unë e di që problemi kryesor që keni dhe brenga më e madhe që ju dhe familjet tuaja keni është siguria për të nesërmen e në veçanti punësimi.
Po ju them që gjërat mund të ndryshojnë dhe me votën tuaj, me energjinë tuaj ju jap garancinë time personale se do të ndryshojmë, se ju do të keni të gjitha mundësitë, jo vetëm të trajnoheni në fushat që dëshironi por edhe të punësoheni në një ekonomi e cila do të zgjohet nga letargjia 8 vjeçare. Një ekonomi që nuk do t’i takova vetëm një apo dy oligarkëve por do t’i takojë të gjithë shqiptarëve, një pasuri e mrekullueshme siç është Shqipëria, siç është Elbasani. Shikojeni këtu nga Krasta sa e bukur që është. E cila do të fillojë të funksionojë për të gjithë dhe ky është zotimi im dhe i ekipit tim para jush por deri me 25 prill kam nevojë për ndihmën tuaj, energjinë tuaj, besimin tuaj. Ndryshimi po vjen dhe ju jap fjalën. Askush nuk e meriton dhe nuk do ta shijoj më shumë ndryshimin që po vjen se rinia shqiptare kudo që ndodhet. Ta përzhisim pak të keqen tani? Të mirën e kam fjalën.

Në fund Basha ka shkëmbyer disa batuta me të rinjtë, ku nuk ka lënë pa ngacmuar edhe kundërshtarët politik.

Lulzim Basha: Ndaj pa e zgjatur shumë se kemi ardhur për piknik jo për miting dhe si duket më presin dhe detyra të veçanta siç është skuqja e salsiçeve në zgarë. Jo s’qenkam aq dobët se s’kam qenë duke skuqur salsiçe atë natë. Meqë do ta dish kam qenë duke skuqur mëlçi pule.

Qytetari: Poshtë Taulant Balla!
Lulzim Basha: S’është në meny sot.
Qytetari: Do hamë Ramën.
Lulzim Basha: As ai s’është në meny sot.
Qytetari: E kemi djegur mos e vra mendjen.
Lulzim Basha: Kërpudhat helmuese nuk janë në meny sot.

a.b

Previous Post

Çadrat në shesh, 20 pika vaksinimi, Rama: Do lehtësohemi nga masat në sezonin turistik

Next Post

Zbardhet skema e djegies se magazinës të Casa Italia, si vdiq Arjan Sala

droni

droni

Next Post
Zjarri në magazinën e Casa Italia mezi po kontrollohet, policia mohon të jenë bllokuar njerëz

Zbardhet skema e djegies se magazinës të Casa Italia, si vdiq Arjan Sala

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.