Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi paralajmëroi për të gjithë votuesit në lidhje me identifikimin elektronik qe do te behet diten e zjedhjeve. Me anë të një postimi në Twitter, Celibashi ka paralajmëruar të gjithë se pajisjet elektronike që do të testohen për herë të parë në Shqipëri, verifikojnë dhe pengojnë votimin e dyfishtë.
“Verifikimi elektronik i votuesve do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet elektorale të 25 prillit 2021. Kujdes! Pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë,” deklaron Celibashi.












