Një minator u aksidentua sot në një galeri në Bulqizë.
“Rrerh orës 11.05, në një galeri kromi në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është dëmtuar shtetasi E. B., 31 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes”, deklaron policia e Bulqizës. a.b












