Qyteti i Durrësit, Shijakut dhe Krujës janë blinduar nga policia.
Në të tre Komisariatet ka nisur zbatimin një plan masash për kapjen e personave në kërkim.
Në rrugët kryesore policia e Durrësit në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe atyre Shqiponja po kryejnl kontrolle të imtësishme të makinave që qarkullojnë, pavarësisht se qarkullojnë fare pak makina për shkak të kufizimit pas orës 20.00.
Objekt kontrolli janë personat në kërkim, për armëmbajtje pa leje etj.












