Një helikopter mori sot në mesditë një 10-vjeçar të plagosur për ta sjellë në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.
10 vjeçari është rrëzuar duke pësuar disa fraktura një prej të cilave është në kokë.
Siç shihet në pamje, helikopteri është ulur pranë shkollës ku dhe u plagos i mituri që po luante në akull.
Në sfond dëgjohen banorët që thërrasin “hajde hajde”, teksa vrapojnë në mes të dëborës. a.b












