Janë mësuar emrat e personit të plagosur sonte në Durrës dhe autorit të plagosjes. Arbër Tivari mbeti i plagosur dhe Ardit Buçpapa është personi që plagosi.
Për të dy dyshohet se janë shpërndarës të lëndëvenarkotike në lagjen ku ndodhi ngjarja.
Aktualisht 25-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autorit është shpallur në kërkim. Për momentin, grupi hetimor ndodhet ende në vendin e ngjarjes, ndërsa në komisariat janë shoqëruar persona që ishin dëshmitarë të ngjarjes. a.b











