• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD: Do të anullojmë ligjin e pronave, finalizojmë për 2 vjet legalizimet

droni by droni
22 March, 2021
in Kryesore, Politika
0
PD: Do të anullojmë ligjin e pronave, finalizojmë për 2 vjet legalizimet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidatja për deputete Jorida Tabaku tha sot në përgjigje të disa deklaratave të drejtorit socialist të Kadastrës se PD do të anulojë ligjin e pronave.

”Pronat dhe legalizimet janë 2 dështimet dhe grabitjet e mëdha të qeverisë për 8 vjet. Do të anullojmë ligjin e pronave, finalizojmë për 2 vjet legalizimet”, tha Tabaku.

Deklarata e Tabakut:

Sot nga ana e qeverisë patëm një deklaratë për çështjen e pronave dhe legalizimeve. Dhe më lejoni t’i sqaroj qytetarët për këto dy elemente shumë të rëndësishme.

Në këto 8 vite ka patur shumë mashtrime, shumë gënjeshtra, shumë premtime të pambajtura, por pronat dhe legalizimet janë thjesht vetëm dy prej tyre.

Sot qeveria foli për ligjin e pronave i cili mund të njihet si  ligji më famëkeq në këto 30 vite dhe i ka kthyer pronarët në të njëjtat nivele dhe i ka bërë një dëm pronarëve të njëjtë me atë që i bëri regjimi komunist.

Në programin e PD, e thënë prerë dhe qartë nga kryetari i Partisë Demokratike dhe nga të gjithë ekspertët, thuhet që “Ligji i Pronave aktual do të anulohet”. Jo vetëm me një ligj, por edhe një korpus ligjor prej 10 ligjesh që cenojnë të drejtën e pronës, si Ligji i Investimeve Strategjike, një prej tyre,  i cili është duke zaptuar pronat e pronarëve pa të drejtë dhe është duke i konsideruar ato prona publike, do të anulohet bashkë me ligjet e tjerë.

Ne do të rikthejmë në ligj më në fund konceptin e pronës, konceptin e pronarit dhe do të rikthejmë në ligj konceptin e njohjes së pronës.

Sot zyrat e Kadastrës, fatkeqësisht janë kthyer në zyra grabitqare të pronave.
Sot, fatkeqësisht po kryhet një luftë bandash me pronat e ligjshme të qytetarëve shqiptarë.
Sot, fatkeqësisht çështja e pronave po përdoret si plaçkë lufte për çështjet elektorale.

Partia Demokratike është e angazhuar së bashku me 8 shoqata pronarësh, që më në fund të rikthejë të drejtën e pronarit, të rikthejë të drejtën e pronës tek i zoti.

Ne jemi angazhuar për këtë proces që në momentin që çuam ligjin në Gjykatën Kushtetuese dhe për ne nuk ka hapa pas dhe nuk ka kthim pas.

Ne do të bëjmë tre elementë kryesore që sot ligji ia mohon pronarëve të drejtë dhe pronarëve të tokës.

I pari do të jetë kthimi i pronave dhe njohja e pronave aty ku ato janë borxh.

I dyti do të jetë kompensimi fizik i cili do të ndodhë. Sepse më të vërtetë, qeveria tha se Shqipëria është 28 mijë km2 dhe kaq është sipërfaqja. Por sot truajt publikë janë dhënë me 1 euro dhe janë zaptuar nga klientët e qeverisë. Të gjitha këto do të vendosen në funksion të kompensimit fizik të pronarëve dhe së treti, kompensimi financiar i cili është në proces që ka dështuar nga ana e qeverisë, do të rikthehet me një fond dy herë më të lartë në vitin e parë dhe tre herë më të lartë në vijim dhe më në fund do t’i japim fund një procesi i cili ndoshta në kohën e PD-së pati problematikat e veta, por kurrë nuk i shkaktoi kaq dëm pronës dhe pronarëve sa ç’ka ndodhur në tetë vitet e fundit.

Përsa i përket çështjes së legalizimeve.

Premtuan tetë vite më parë se do të bëjnë legalizimin falas, si është situata sot?

Sot situata në terren është që pasi qytetarët shqiptarë i kanë paguar buxhetit të shtetit mbi 60 milionë euro për procesin e legalizimit ky është një nga dështimet më të mëdha të qeverisë.

Unë sapo vij nga terreni ku qytetarët më informojnë se për të përfunduar një legalizim sot, i kërkojnë rreth 4 mijë euro për një kat shëpie për t’u paguar si taksë korrupsioni.

Unë e kuptoj që qeveria është në panik pasi janë duke ikur, por këtij procesi që po e trajtojnë si plaçkë lufte, ne do ta përfundojmë brenda dy viteve të para të mandatit qeverisës.

Procesi i lëgalizimeve është një proces i pakthyeshëm që ka nisur me Partinë Demokratike dhe do të përfundojë me Partinë Demokratike.

Ne nuk kishim asnjë dyshim që asnjë nga dy proceset nuk do të përfundonte me qeverisjen e PS-së dhe e kuptoj, ndoshta qindra shqiptarë që mund të jenë gënjyer por sot faktet janë kokëforta dhe tregojnë që në të dy proceset dështuan, i trajtuan pronarët duke i larguar nga pronat dhe trojet e tyre, nga njëra anë, dhe në anën tjetër në procesin e legalizimit realizuan dështimin më të madh.

Këto zgjedhje të dashur qytetarë, nuk janë zgjedhje as për Bashën, as për Ramën, këto zgjedhje janë për familjen dhe për qytetarët. Janë zgjedhje për prcesin e integrimit europian, janë zgjedhje për t’i dhënë përfundimisht një zgjidhje korrekte procesit të kthimit të pronës, por edhe njëkohësisht të legalizimeve. Këto janë zgjedhje për të gjithë shqiptarët. Ne angazhohemi për të gjitha proceset për përfundimin e vënies së të drejtës së të zotit për procesin e pronës dhe nga ana tjetër edhe për procesin e legalizimit. Do t’i shohim me prioritet. Do të jenë pjesë e planit të punës për 100 ditët e para dhe do të fillojëm menjëherë angazhimin dhe të zbatohet që nga janari i vitit së 2022. Ky është një proces që për ne është prioritet, ky është një proces për integrimin europian dhe ne do të bëjmë çdo gjë të mundur për ta realizuar dhe përfunduar atë.

Previous Post

Reagon gazetari, nënkryetari serb mori me shumë vota se kryetari shqiptar

Next Post

Flutura Acka: Libri i Bashës, një traktat për Shqipërinë sot. Duhet ta lexoje çdo shqiptar

droni

droni

Next Post
Flutura Acka: Libri i Bashës, një traktat për Shqipërinë sot. Duhet ta lexoje çdo shqiptar

Flutura Acka: Libri i Bashës, një traktat për Shqipërinë sot. Duhet ta lexoje çdo shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.