• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LULZIM BASHA / 22 Marsi i 92’-shit ishte dhe mbetet dita e një bashkimi të jashtëzakonshëm të shqiptarëve

droni by droni
22 March, 2021
in Opinion
0
LULZIM BASHA / 22 Marsi i 92’-shit ishte dhe mbetet dita e një bashkimi të jashtëzakonshëm të shqiptarëve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lulzim Basha

FJALA E MBAJTUR NË AKTIVITETIN PËR PËRKUJITMIN E DITËS SË FITORES SË ZGJEDHJEVE TË 22 MARSIT 1992

Të nderuar zonja dhe zotërinj, demokratë dhe demokrate, themelues, drejtues, fitimtarë të betejave të Partisë Demokratike në vite. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të ndodhemi bashkë sot, ndonëse në këtë realitet diktuar virtualisht nga pandemia për të kujtuar 22 Marsin, ditën e madhe të demokracisë në Shqipëri. Pas një terri të gjatë dhe pas një rrugëtimi në tunel të errët, drita e shpresës shënoi fillimin e udhëtimit tonë drejt Shqipërisë europiane. Fitorja e parë e zgjedhjeve nga Partia Demokratike, është një ditë domethënëse jo vetëm për ne demokratët, po për të gjithë shqiptarët. Ajo ishte ora e ndarjes përfundimtare me diktaturën dhe fillimi i një procesi të ri, vërtet të gjatë dhe të lodhshëm, por të domosdoshëm për një vend që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian. 22 Marsi, kjo ditë e shpresës, ditë e fitores, kthehet sot në një frymëzim dhe angazhim të ri për ne që të japim gjithçka që kemi për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë. Rrugëtimi ynë nuk ka qenë i lehtë. Ka patur dhe padyshim që do të ketë vështirësi edhe në të ardhmen, por ne demokratët kemi treguar që jemi seriozë dhe këmbëngulës në ato që bëjmë. Gjatë qeverisjes tonë, ne iu mundësuam shqiptarëve lëvizjen e lirë dhe pa viza në Europë. Ne e anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Ne e afruam vendin edhe më shumë me Bashkimin Europian ku sot për fat të keq e shohim që ky proces ka 8 vite që ka ngecuar në vend për shkak të keqqeverisjes, për shkak të një kryeministri që mendon vetëm për veten dhe për oligarkët e tij. Sot ne bashkohemi të gjithë me një mision të vetëm: ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe që e ka mbërthyer dhe që e mban peng. Sot së bashku me ju, të gjithë që jeni të pranishëm në këtë takim mbi themelet që u ngrit dhe qëndron fort kjo parti me aspiratat tuaja, me fëmijët tuaj, me fëmijët e gjithë Shqipërisë, ne do ta bëjmë realitet këtë ëndërr të shqiptarëve. Ju që jeni sot në këtë takim, jeni dëshmi e gjallë dhe dëshirës për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, askush nuk na e mësoi, askush nuk j’ua mësoi shprehjen; “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Ajo lindi dhe u ngrit natyrshëm si një dëshirë e ndrydhur thellë në shpirtin tuaj, si një dëshirë e marrë peng nga një regjim i pashpirt. Më 22 mars 1992, e duam Shqipërinë si gjithë Europa ishte thirrja që i buronte nga shpirti i çdo shqiptari i cili flaku tutje zinxhirët e skllavërisë së diktaturës duke e parë të ardhmen tonë drejt perëndimit, drejt Europës. Sot në këtë takim me pjesëmarrjen tuaj, në sytë tuaj, unë dhe çdo shqiptar lexojmë shpresën dhe dëshirën që t’i afrohemi sa më shumë dhe sa më shpejtë Europës. E di që të gjithë do të donit më shumë se kaq, të gjithë shqiptarët duan që ne ta përmbyllim sa më shpejt këtë mision historik që t’i bëjmë realitet ëndrrat tuaja të kahershme, ëndrrën e të gjithë shqiptarëve. Ky është angazhimi ynë, ky është angazhimi im dhe të gjithë së bashku do t’ia dalim. Ju falënderoj nga zemra për të gjithë angazhimin tuaj që ditët e para të kësaj beteje të pashembullt e cila ka dhe do të ketë vetëm një përfundim: mposhtjen e të keqes dhe fitoren e ëndrrës të shqiptarëve të bashkuar, rinisje në rrugëtimin tonë drejt Europës, fitoren e çdo familjeje Shqiptare dhe të Shqipërisë! Ju faleminderit!

Ju falënderoj nga zemra! Dua në emër të të gjithë kandidatëve tanë për deputet por edhe drejtuesve tanë të strukturave, të falënderoj të gjithë ata ish-drejtues, ish-deputet, përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike ndër vite, aksionerët e fitores së 22 Marsit për punën e jashtëzakonshme dhe mbështetjes që i jepni çdo ditë fushatës tonë. Vitet kanë kaluar por përvoja juaj e çmuar është sot më e nevojshme e kurrë. Ditë për ditë marrë informacion nga njerëzit tanë në terren, nga drejtuesit tanë me përvojë dhe nga të rinjtë e Partisë Demokratike, që gjendeni pranë tyre, me këshillat tuaja, me informacionet tuaja të vyera, me angazhimin tuaj, me energjinë tuaj duke i drejtuar ata derë më derë në çdo qytet, në çdo lagje, në pallate dhe në banesa, nëpër fshatra dhe nëpër biznese. Dua t’ju them se 22 Marsi i 92’-shit ishte dhe mbetet dita e një bashkimi të jashtëzakonshëm të shqiptarëve, ndërsa me ndihmën tuaj, me kontributin tuaj dhe me punën e gjithsecilit prej nesh, le ta kthejmë 25 Prillin në këtë 29 vjetor të ardhjes të demokracisë së vërtetë në Shqipëri në një ditë ku ëndrra juaj, ëndrra e themeluesve, ëndrra e fitimtarëve të parë të Partisë Demokratike dhe të përfaqësuesve të parë të Partisë Demokratike si forcë qeverisëse në parlamentin shqiptar për Shqipërinë si gjithë Europa, të fillojë të konkretizohet. Ndaj, ju falënderoj nga zemra për kohën që ndatë sot teksa të gjithë së bashku nuk kursyem asnjë minutë, asnjë orë, asnjë ditë nga data e madhe që na ndan dhe që do ta ndajë Shqipërinë njëherë dhe përgjithmonë nga e keqja, nga orientalja, nga sundimtarizimi dhe mbi të gjitha nga mungesa e lirive themelore dhe respektin minimal për të drejtat e njeriut që përfaqësoi për 8 vite kjo qeveri e korruptuar. Kjo është një betejë të dashur miq dhe ne kemi nevojë për ndihmën tuaj! Vitet kanë kaluar dhe ato kanë bërë të vetën, por ju mbeteni në zemrat tona dhe në sytë e opinionit publik mbartësit më të denjë të ëndrrës me të cilën e nisi rrugëtimin kjo forcë politike për Shqipërinë si gjithë Europa. Ndaj, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe ju kërkoj të vazhdoni të na mbështesni kudo në terren me mirënjohjen më të thellë në emër të Partisë Demokratike, në emër të përfaqësuesve tanë, të kandidatëve tanë dhe strukturave tona. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe fitore të thellë më 25 Prill! Ju falënderoj nga zemra për pjesëmarrjen në këtë takim!

Previous Post

FOTO/ Veliaj i sulet edhe mozaikut të Tiranës, nisin punimet me eskavator

Next Post

Grekët mbyllin sërish Kapshticën, ja dita kur hapet

droni

droni

Next Post
Grekët mbyllin sërish Kapshticën, ja dita kur hapet

Grekët mbyllin sërish Kapshticën, ja dita kur hapet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.