Një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Sheq të Fierit ka rënë në prangat e forcave speciale.
Është arrestuar 37-vjeçari Albert Zaja, këtë mesditë në Nikël, si pjesëmarrës në ekzekutimin mafioz të Shkëlzen Kastratit pranë urës së ‘Sheqit’.
Albert Zaja, ekzekutori i Shkëlzen Kastratit është gjetur në banesën e tij me një armë të llojit “Glock”, me fushek në gojë. Panorama.com.al ka publikuar edhe foton nga momenti i arrestimit të Zajës, i cili u kap në shtëpinë e tij në Lrushkë të Niklës. m.k













