Nga Kukësi, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se procesi i vaksinimit antiCOVID po vijon në të gjithë vendin.
“Kemi përfunduar vaksinimin e mjekëve, infermierëve dhe për të siguruar maksimumin e efektivitetit të procesit të vaksinimit dhe mbrojtjen e gjithë personelit tonë shëndetësor po vijon vaksinimi me dozat e dyta. Ndërkaq vijojmë në të gjithë pikat e përqendruara të vaksinimit të vaksinojmë edhe të moshuarit +80 vjeç ku vaksinimi vijojn edhe aty. Arsimtarët gjithashtu po vijojnë procesin e vaksinimit në të gjithë vendin, tashmë janë më shumë se 10 mijë arsimtarë të cilët janë vaksinuar”, tha Manastirliu.
Përveç spitalit dhe maternitetit të ri të Kukësit, aktualisht Ministria e Shëndetësisë po investon në ndërtimin e maternitetit të Beratit, Lezhës, rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’, Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme, Pediatrisë në QSUT, etj. a.b












