Një ushtarak i lartë u nda sot nga jeta për shkak të covid.
Ai ishte komandant i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.
“Në kaq pak kohë në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për kominitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.
Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.
Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral!”, shkruajnë miqtë e tij. a.b











