Mësohet emri i viktimës në Durrës. Ai është Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekiçi.
Por Edmond Koçi ose siç njihet ndryshe “Mond Çekiçi”, nuk është një emër i panjohur.
Policia e Durrësit e ka konsideruar si person me rrezikshmëri. Në muajin Maj 2009 Edmond Koçi, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.
“Mond Çekiçi”, shoqërohej me Lulzim Berishën “Luli”, Emiljano Shullazi “Mili”, Plarent Dervishaj “Lenti”, Marjel Fierza, Julian Meçaj, Bashkim Haxhiaj dhe persona të tjerë. a.b











