Një sherr mes nxënësve në një shkollë 9-vjeçare në Fier ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre. Blutë bëjnë me dije se “sot më datën 19.09.2016, në shkollën “Pinellopi Pirro”, në pushimin e orëve mësimore, pas një grindje për motive të dobëta, nxënësi i klasës Vlll C, shtetasi F.D ka goditur me stilolaps në shpatull nxënësin tjetër të po kësaj klase shtetasin R.T”. I plagosuri po mer mjekim në Spitalin Rajonal Fier. Ndërkohë autori është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryen veprimet.












