Sërish përsëritet precedenti i Kombinatit në Tiranë ku kufoma mbahet në shtëpi pa raportuar vdekjen dhe pa e varrosur viktimën.
Kësaj here ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 maji” në qytetin e Vlorës, ku trupi i pajetë i Llazar Prengës është mbajtur për ditë me radhë pas vdekjes nga e shoqja në banesë.
Valentina Prenga ka mbajtur trupin e burrit në shtëpi dhe nuk ka njoftuar askënd që ai ka ndërruar jetë.
Policiaka shkuar sot në banesë dhe gruaja nuk hapte derën. Policia ka shqyer derën kryesore, ka hyrë brenda dhe ka gjetur trupin e pajetë të Llazar Prengës. Ende nuk dihen arsyet e vdekjes së Prengës dhe pse e shoqja nuk ka raportuar vdekjen e tij. a.b
Vlorë/Informacion paraprak:
Më datë 19.03.2021, rreth orës 11:15, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi Ll. P., 74 vjeç. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.











