Shtetas palestinezë në të gjithë botën janë duke publikuar video në internet ku shfaqen teksa pinë ujë me kripë. Kjo është një sfidë e ngjashme me atë të kovës me akull, për këtë herë për një mision tjetër.
Sfida e ujit me kripë synon të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me grevën e urisë në burgjet e Izraelit. Sfiduesve u kërkohet të përziejnë ujin me kripë dhe më pas ta pinë, njësoj siç po bëjnë të burgosurit palestinezë në dhomat e tyre të burgut për t’i mbijetuar grevës.
E gjitha nisi më 17 prill, kur më shumë se 1000 palestinezë në 8 burgje nisën “Grevën për Liri dhe Dinjitet”.











