Aksident i rëndë në aksin Lezhë Shkodër. Një person humbi jetën kur një benz u përplas me nje kamion. Ngjarja ndodhi në Dajç. Ai është Eduard Grishaj, 55 vjeç me banim në Shkodër.
Lezhë/Informacion paraprak:
Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ,në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin kamion, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Benz” ende i paidentifikuar .
Drejtuesi i kamionit shtetasi T.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.












