Policia ka konfirmuar vrasjen ne Sheq i Madh në Fier.
Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi Demokrat Medinaj 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen Irvana Medinaj e cila ka ndërruar jetë, njofton policia e Fierit.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b











