Presidenti Ilir Meta zbuloi se ka përgaditur një plan në mbrojtje rë votës me 25 prill dhe se në ditët në vijim do ta publikojë atë. Në një prononcim për mediat nga sheshi “Nënë Tereza” ku propozoi shpalljen e Lumit Vjosa “Park Kombëtar”, Meta tha se plani do të ketë në fokus mbrojtjen e votës që është sipas tij, e drejta kryesore e qytetarëve.
“Se ç’përmban ky plan do të njiheni në ditët në vijim. Çdo shqiptar i ndershëm dhe patrioti pavarësisht bindjeve partiake është 100% dakord me pres që nuk duhet të vihet më dorë mbi votën sepse prandaj jemi në këtë situatë kaq të rëndë, që udhëheqim në nivel botëror për shpopullimin e vendit, pikërisht se niveli i lirisë së zgjedhjeve është katandisur në këtë situatë që e dini ju dhe që e di gjithë bota dhe është një kusht i pakapërcueshëm nga BE për çeljen e negociatave. Të gjithë ta mbajnë duart larg nga votat, të kontribuojnë për një fushatë civile dhe europiane, të gjithë të paraqesin alternativat e tyre”, tha Meta.












