Kryetarja e Sindikatës së Arsimtarëve në Tiranë, Alma Lama, njoftoi sot në studion e “Real Story”, në News24, se disa mësues, saktësisht tek ‘’Shkolla e Kuqe’’ në Tiranë kanë ndjerë shqetësime pasi kanë marrë dozën e vaksinë AstraZeneca.
”Analiza ndërqytetare dhe mësues, bëhen të gjitha llojeve. Para se të vija në studio, që folëm me doktorin edhe për këtë. Ky është shqetësim. Kërkuam sa më shumë autoritete shëndetësore që të sqarojnë, pse duhet bërë vaksina, dhe cilat do të jenë autoritetet.
Pa sqarime, pas vaksinës çfarë do të ndjenin. Mësuesit kanë filluar të ndjejnë disa shqetësime. Ka disa raste, këtu në Tiranë, tek shkolla e Kuqe”, tha Lame.
Ndërsa mjeku Alban Ylli tha se kjo është normale.
”Normale që të ketë disa simptoma, në shumë pak prej tyre mund të perceptohen edhe të përmasave që mos i lejojnë të shkojnë në shkollë. Do të jetë shifër e papërfillshme. Nuk jemi para situatës ku duhet të kryejmë qindra mijëra persona në javë. Përshtypja ime ëshët që ka komoditet në kryerjen e punës”, tha Ylli.
Lame tha në vijim sr “ajo që i shqetëson si sindikatë, nisur nga telefonatat që bëjnë anëtarët tanë, është se mësuesit lexojnë disa burime zyrtare dhe jozyrtare. Ata nuk janë kundër vaksinës, por mendojnë se ne duhet të presim, pse duhet të nxitojmë të bëjmë një vaksinë, kur disa shtete të Evropës po presin. Tjetër kemi thënë se pse në kushte, në palestrat e shkollës, ku nuk sigurohet higjienë, duhet të bëjmë vaksinat. Sot kam si informacion që është refuzuar nga një numër i madh mësuesish vaksina në shkollat e Tiranës. Mësuesit janë të paqartë”, tha ajo.












