Shqipëria vendos të renditet me ato pak shtete që ende nuk kanë bllokuar vaksinimin me astrazeneca.
Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që të vazhdojë vaksinimi kundër koronavirusit me AstraZeneca, edhebpse një numër i madh mësuesish refuzuan sot dhe dje të merrnin vaksinën në disa pika vaksinimi në disa qytete.
Vaksinimi me AstraZeneca ka nisur në vendin tonë prej disa ditësh dhe po injektohet te mësuesit. Ndërkohë, disa vende të Bashkimit Evropian kanë pezulluar përkohësisht vaksinën, pasi ka dyshime se shkakton mpiksje të gjakut.
Sot drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), Imer Cook tha i bindur se nuk ka asnjë tregues se problemet e mpiksjes së gjakut tek personat e vaksinuar, janë shkaktuar nga dozat e ‘AstraZenecas’. EMA do të japë një vendim këtë të enjte.m.k












