• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha në takim me profesionistë shkodranë: Nëse do të kishim mbështetje edhe nga qeveria…

droni by droni
16 March, 2021
in Politika
0
Basha në takim me profesionistë shkodranë: Nëse do të kishim mbështetje edhe nga qeveria…
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

*Në turin e takimeve në Shkodër, kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë shumë interesante me disa të rinj të këtij qyteti. Të rinjtë të cilët kanë gjetur mënyra të ndryshme për t’i ardhur në ndihmë bashkëmoshatarëve të tyre për të marrë një profeson dhe për të krijuar vende pune, nuk kanë patur asnjë mbështetje nga shteti.*

“Helga Sallaku: Zoti Basha, mirë se erdhe! Unë jam Elda Sallaku, me profesion jam eksperte e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit. Kam një periudhë 15-vjeçare pune, jo vetëm si specialiste e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, por njëkohësisht edhe paralelisht kam zhvilluar dhe aftësitë e mia të mësimdhënies, sidomos në këtë fushë. Aktualisht kam prej disa vitesh që kam iniciuar dhe kam mbështetur dy biznese. Më intereson që të mbështesë tek çështja e biznesit ose të inkubatorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, pasi prej disa kohësh së bashku edhe me një grup bashkëpunëtorësh të cilët janë të huaj, sepse në Shqipëri është e pamundur aktualisht të gjendet ajo mbështetja që duhet, kemi arritur të krijojmë mund të themi një minisoftuer hoëse në Shkodër, e cila aktualisht me shumë mund dhe sakrificë, numëron sot 17 programator. Nё Shkodёr ato janё first officer developer, aktualisht kemi 3 senior programator tё cilёt i kemi arrit me mbështetjen dhe formimin e tyre, pjesa tjetër janë nё nivelin junior por ёshtё e rëndësishme qё ato programojnë nё teknologjinë mё tё fundit dhe qё kërkohet sot nё tregun ndërkombëtar. Po kjo domethënë, çështja ёshtё qё kemi arritur suksesin sepse i kemi dhёnё shërbime pёr tё huajt sepse nё Shqipëri fatkeqësisht, momentalisht tregu i punës nuk tё ofron mundësinë e zhvillimit softёare pёr kompani biznesi shqiptar dhe pёr tё mos themi pastaj pёr tё arritur pёr tё marr ndonjë prokurim publik i cili ёshtё nё kёtё drejtim. Kemi tentuar disa herё por nuk kemi pasur asnjёherё sukses.
Lulzim Basha: A mund tё bёj njё pyetje?
Elda Sallaku: Po patjetër.
Lulzim Basha: Dhe sa shkon paga mesatare e tyre e programuesve?
Elda Sallaku: Ato kanё, ka disa nivele pagash e rëndësishme ёshtё qё duke qenë se ne kemi investuar “trainning on the job” nё fillim, fillimisht pёr 6 muaj, ata fillojnë me njё pagë 350 euro neto, pra përfshira pjesa tjetër janë kontributet dhe sot ata marrin pёr dy vite punë 1000 euro nё Shkodër. Ne kemi njё universitet i cili ёshtё shumë i rёndёsishёm pёr rajonin dhe pёr qytetin tonё.
Lulzim Basha: Pas dy vjet pune marrin 1000 euro?
Elda Sallaku: Po!
Lulzim Basha: E barabartë domethënë me pagën e deputetit.
Qytetarja: E vërtet!”

“Ajo çka desha tё shtoja ёshtё qё Shkodra qytet me shumë resurse, unё personalisht kam patur shumё mundёsi pёr tu larguar nga Shkodra dhe pёr tё punuar nё Tiranё pёr shkak tё profesionalitetit qё kam krijuar ndёr vite, por sidoqoftё unё kam zgjedhur tё punoj nё Shkodёr dhe kam zgjedhur qё kёro pak mundёsi tё hapjes sё biznesit ti pёrqёndroj nё Shkodёr dhe t’i mundёsojmё pёr shkak se ne kemi njё universitet ka disa degё shumё tё rёndёsishme ndёr tё cilat dhe informatika, por ato studentë të cilët dalin për shkak se nuk i është dhënë një mundësi e krijimit të shumë profileve të reja mëse edhe në nivelin bachelor apo master akoma kanë nevojë të mbështeten edhe me trajnime dhe me kurse profesionale. Ndaj, në këtë iniciativën e krijimit të këtij inkubatori softëare kemi punuar dhe kemi arritur, jemi në fazën e fillimit të një kursi profesional I cili bazohet në zhvillime të avancuara softëare. Janë resurse që dalin nga Shkodra, nga gjimnazi profesional dhe nga universiteti I Shkodrës. Ky kurs formimi profesional parashikon të mbështesë rreth 40 kuota në 2 raunde. Një financim në fakt që i kemi fituar nga qeveria italiane e cila u nis me idenë për të hap një master profesional në universitetin e Shkodrës, por fatkeqësisht Ministria e Arsimit nuk e miratoi dhe pastaj ne nuk e lamë me aq, vazhduam dhe sepse ideja është që të mund ti mbështesim këto të rinj, ti përgatisim sepse, tregu ndërkombëtar ka shumë nevojë dhe unë po ju them që mesatarisht kam rreth 7,8 call gjatë javës me të tjera kompani softëare nga Gjermania dhe Italia kryesisht, të cilët kërkojnë, aktualisht edhe Ukraina kërkon të marrë, të punësojë shqiptarë, programues, të cilët kërkojnë programues për ti punësuar frelencë ose nëpërmjet ndonjë kompanie zhvillimesh softëare. Nga Shkodra për kompani të tjera, por duhet shumë punë për të zhvillu aftësitë, kapacitetet, teknika të nxënësve dhe studentëve tonë, por nuk është e pamundur. Me mbështetje nuk është e pamundur!”

*Mungesa e të rinjve për t’u angazhuar në iniciativa të tilla, sipas tyre, vjen nga fakti që të rinjtë shkodranë duan të largohën jashtë vendit. Ata gjithashtu shprehen se pjesë e kësaj fatkeqësie, është mungesa e zbatimit të ligjit nga institucionet e vendit.*

“Kjo është shumë e rëndësishme shumë Zoti Basha për shkak se ne duhet të punojmë fort edhe për të minimizuar emigrimin kombëtar dhe ndërkombëtar. Të rinjtë synojnë Tiranën ose jashtë Shqipërie. Prandaj Shkodra për mendimin tim është një qytet i rrallë, me shumë burime, është një pikë strategjike e lidhjes të shumë shteteve të tjera. Ne kemi Malin e Zi, kemi Kosovën. Aktualisht unë e kam vënë re edhe me çështjen e zhvillimit të kësaj kompanie që unë kam marrë kërkesa dhe nga Podgorica për të ardhur dhe për të punuar në Shkodër. Po, kemi pasur raste të tilla të cilat kanë ardhur dhe kanë qenë të interesuar dhe raste edhe suksesi kur kemi bashkëpunuar në distancë sepse kjo është e mira e Teknologjisë së informacionit që të jep mundësinë që të punosh nga shtëpia.

“Franc Shkëmbi: Unë kam disa miq që operojnë në sektorin e ndërtimit. Por do të përmendja disa pika që lidhin komplet zinxhirin e ekonomisë edhe të gjithë sektorët. Siç e dini një mbarëvajtje me fushën e ndërtimit signifikon mbarëvajtjen e rreth 170 subjekteve të tjera të ekonomisë, 170 llojeve të aktiviteteve të ndryshme. Pika e parë unë mendoj se Shqipëria ka shumë probleme me ligjin e prokurimit publik. Kjo implikon jo vetëm ndërtimin por edhe start up-et për të cilat ne jemi mbledhur sot edhe ato firmat me xhirime vjetore shumë të vogla të cilat rreken të garojnë ndershëm më tendencat oligarkike që ka aktualisht tregu shqiptar siç e dinë të gjithë. Tek ligji i prokurimit publik ne kemi të bëjmë me disa kritere formale dhe jo reale. Kriteret formulohen në mënyrë selektive, përfitues të paracaktuar. Për të ndaluar garën. Kjo është një problematikë mendoj shumë e madhe.”

*Edhe pse talenti për fushat që kanë zgjedhur është shumë i madh, investimi i qeverisë në karrierën e tyre është inekzistent. Kjo është edhe një nga pengesat kryesore për të ecur në karierë.*

“Kismete Sykaj: Prej pesë vitesh jam edhe sportiste në disa sporte në Shqipëri. Pothuajse tek secila kam arritur të jem pjesë e ekipit kombëtar. Që në fëmijëri kam filluar në sporti ne shahut, nën kampione qyteti në Shkodrës. Në vitin 2011, 2012, 2013 dhe 2014 kam marrë pjesë në turne brenda qytetit pastaj kam filluar me sportin e Takuëendos për tre vite me radhë e kam arritur të vij me medalje nën kampione Ballkani në Shqipëri në sportin e Takuëendos. Prej dy vitesh kam kaluar në sportin e boksit. Ju mund të pyesni diçka, pse unë kam kaluar nga njëri tek tjetri, nga një sport tek një sport tjetër, në fund të fundit nuk jam as e penduar sepse kam marrë informacion dhe kam krijuar aftësitë. Askush këtu nuk e di faktin që unë jam pjesë e ekipit kombëtarë në sportin e boksit synoj nivele të arrij përtej Shqipërisë, shumë përtej Shqipërisë. Absolutisht asnjëri këtu nuk është i informuar për këtë pjesë, asnjë. Mund të pyesim ndoshta bashkëmoshatarët tonë që janë të informim që ekziston një boksierët shqiptare e cila pretendon dhe dëshiron që të përfaqësojë Shqipërinë në nivele shumë të larta. Përveç kësaj, ka pasur raste që kam punuar edhe dy punë si e si që të arrij të përballoj edhe shpenzimet e shkollës edhe shpenzimet e sportit sepse prej 5 vitesh që unë jam sportiste, përveç viteve të shahut vetëm kam shpenzuar, do me thënë vetëm kam kontribuar dhe investuar tek vetja, ndoshta dhe atë palestrën ku unë stërvitem. E kam provuar të jem jashtë vendit ku më janë ofruar të gjitha mundësitë dhe mundësitë e krijimit të një sipërmarrje dhe mundësitë e të qenit sportist për të garuar në gara, qoftë lokale, qoftë kombëtare, qoftë ndërkombëtare deri në nivelet saqë më është quajtur arritje e një niveli olimpiada i padiskutueshëm, jashtë vendit. Ndërkohë në Shqipëri akoma diskutohet nëse mund të jesh apo jo kampion Shqipërie. Pyetja është vetëm një. Pse Shqipërinë? Dhe pse në Shqipëri?”

*Gjatë bisedës, kreu i opozitës shpjegoi edhe planin e PD për të rinjtë. Qeveria e pas 25 prillit do të ketë në vëmendje mbështetjen e programeve të ndryshme që synojnë punësimin e të rinjve dhe krijimin e mundësive për të ecur në karrierë*.

Lulzim Basha: Dhe unë një gjë të garantoj, që kjo që më the nuk e dija po kjo është jo e trishtë, por është tragjike. Që Italia të ofrojë, edhe Ministria e Arsimit ti thotë jo një masteri në këtë fushë, kjo tregon se ku kemi rënë ne, ku kemi përfunduar. Nesër do të jetë e kundërta, do të jemi ne që me Universitetin e Italisë, Austrisë, Gjermanisë, Britanisë dhe Amerikës dhe vendeve të tjera do të bashkëfinancojmë skema të trajnimit në këtë fushë dhe në fusha të tjera profesionale. Ky është ndryshimi dhe unë do ta quaj ndryshim bardh e zi sepse, të ofrojë një vend mik është shumë i afërt me Shqipërinë, një marrëdhënie më të veçantë me Shkodrën siç është Italia, të ofrojë për universitetin tënd dhe ministria që e ka për detyrë të ju lutet dhe qeveria që e ka për detyrë ta financojë, t’i thotë jo një dhurate kaq të çmuar nga e cila do të përfitonin mijëra të rinj, kjo është tragjike , në fakt është kriminale. Me 25 Prill ky sirtar mbyllet dhe sipari tjetër që hapet është ai ku ne shkojmë tek ata dhe i kërkojmë ndihmë dhe do të jetë investimi më i mençur se për çdo euro që do të investojmë do të fitojmë 50, 100, 200 euro më shumë në formën e punësimit të të rinjve. Në formën e punësimit të të rinjve dhe mbajtjes të të rinjve në vendin e tyre dhe madje në qytetin e tyre. Sepse shumë prej tyre ju e dini, pas trajnimit punojnë edhe nga shtëpia me paga siç e thamë, me paga shumë të mira, që garantojnë mirëqenie reale, garantojnë formimin e familjes, garantojnë blerjen e një banese, garantojnë një shtresë të mesme të re shqiptare.
Më mbush me lumturi, sigurisht dhe me trishtim sepse për fat të keq në Shqipëri njihen emrat e njerëzve të botës së krimit në çdo shtëpi, njihen emrat e njerëzve të cilët kanë shkatërruar vlerat kryesore të shoqërisë dhe të politikëbërjes dhe janë pasuruar kur i gjithë populli varfërohej. Pra, e kam fjalën për politikanët e korruptuar. Një qeverisje të drejtë që nuk e ka zanafillën e pushtetit tek lidhjet okulte por e ka tek besimi që merr nga njerëzit dhe pastaj të gjithë përgjegjësinë ka t’ju përgjigjet njerëzve. Ky është misioni im prandaj vij dhe kërkoj besimin tuaj dhe nesër dua që këtë besim që ma jepni t’jua shpërblej me punë dhe me angazhime, jo me premtime boshe. Dhe në funksion të kësaj kam një angazhim madhor që në qoftë se zotimet e marra nuk plotësohen në 4 vitet e para, unë nuk vij të kërkoj prapë besimin tuaj. Nuk ka fare rëndësi sepse për çdo dështim mund të gjesh një alibi dhe shembulli më i mirë për këtë është ky që është në ikje. Ka 8 vite pushtet më shumë se ç’ka patur çdokush që prej Enver Hoxhës dhe prapë gjend alibia pse s’ka realizuar premtimet dhe vjen prapë me premtime të tjera boshe në javët e fundit ku në fakt vetëm duhet të kërkonte falje para shqiptarëve që i zhyti në një nga krizat më të thella që kemi njohur këto 30 vite duke përfshirë këtu krizën e emigracionit të rinjve që është një plagë shumë e madhe që Shqipëria se mban dot, është një plagë që duhet ta mbyllim. E pra, unë gjëja e parë që ju garantoj është që në qoftë se këto angazhime të planit që është hartuar, ka dy vjet që hartohet me specialistët më të mirë nuk realizohen nuk vijë të kërkojë një mandat të dytë sepse kjo është përgjegjësia minimale dhe secili duhet të marrë përgjegjësinë e vetë. Dhe kur flas për Teknologjinë e Informacionit si një mënyrë për të sjellë 20 mijë brenda katër viteve të para, 200 mijë të rinj në shtresë të mesme objektivat e politikës tonë për fermerët është të kthejmë fermerët në shtresë të mesme. Të paktën sa i përket nivelit të të ardhurave që do të thotë ti kthejmë në një shtresë e cila fiton të paktën 1 milionë lekë të vjetra në muaj, jo zhytet në borxh me çdo cikël ose nga përmbytjet, ose nga kalbja e prodhimeve se nuk i shesin dot sepse i konkurrojnë prodhimet e fermerëve të vendeve të tjera të cilat janë të subvencionuara. Ata që dikur i quanin kulakë, pra fermerë që punojnë dhe krijojnë mirëqenie. Krijojnë pasurim për veten e tyre, për familjen e tyre dhe jo që zhyten në borxhe.
Ndaj ju kërkoj të bëheni edhe ju pjesë e forcave të gjalla që shkoni derë më derë e në veçanti tek ata që janë të lëkundur, të pavendosur, votues për herë të parë, njerëz që e kanë humbur besimin tek politika e t’ju shpjegoni, nuk ka rrugë tjetër për ndryshim. Përveçse votës me 25 prill dhe pastaj përmes votës dhe votimit, për të insistuar që politika të bëhet më e mirë dhe t’ju shërbejë njerëzve. Nuk ka rrugë tjetër, përndryshe në qoftë se mbetemi këtu ku jemi e dimë çfarë ka ndodhur këto tetë vite, keq e më keq do shkojë. E vetmja rrugë për ta ndryshuar është të dalim të votojmë masivisht dhe unë e di që Shkodra do ti prijë kësaj, po prapë se prapë asnjë vajzë, asnjë djalë i ri, asnjë zonjë, asnjë burrë, nuk dua të mbetet pa votuar. Ndaj për këtë kërkoj ndihmën tuaj dhe ju jap fjalën se do angazhohem me mish e me shpirt, që çdo angazhim që kam marrë përpara shqiptarëve edhe sot para jush, ta bëj realitet. a.b

Previous Post

Cilët janë 3 kandidatët e listave që po hetohen nga dekriminalizimi

Next Post

Komiteti i Ekspertëve merr vendimin, astrazeneca do injektohet në Shqipëri

droni

droni

Next Post
Komiteti teknik i Pandemisë, ja masat që u lanë në fuqi në Shqipëri

Komiteti i Ekspertëve merr vendimin, astrazeneca do injektohet në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.