Drejtoria e Tatimeve në Tiranë, e cila ndodhet në rrugën ‘Gjin Bue Shpata’ është shembur. Tashmë ajo nuk ekziston më. Ndërtesa, një nga më të vjetrat në Tiranë ishte e vendosur në një vend të lakmuar afër stadiumit Selman Stermasi dhe ka shumë histori. Me herët ka qënë maternitet në Tiranë dhe ndërkohë ndërtesa krijonte frymëmarrje për ndërtimet rreth e rrotull. Trualli është tokë publike.
Një tabelë me informacione është vendosur pranë saj, duke bërë të ditur se aty do të ngrihet një pallat. Në foto shihet qartë se makinat e larta kanë nisur punën për të larguar nga oborri gërmadhat, ndërkohë që brenda shihen dhe punonjës që po inspektojnë punimet. a.b











