Një këngë e re për Ilir Metën është krijuar dhe shpërndarë ditët e fundit.
Kenga i thur lavdi Presidentit ndërkohë që lutet që Shqipëria të ketë gjithmomë Ilir Meta. Kenga thekson se Presidenti aktual është burri më i madh i vendit që prej kohës së Skënderbeut.
Kenga vjen me zerin e këngëtarit Gëzim Ahmetaj.
Kjo nuk është kënga e parë për Ilir Metën pasi më herët ka pasur këngë për të edhe Linda Morina e cila po ashtu ka kënduar për Ramën, Berishën, Rugovën etj.











