Një 23-vjeçar shqiptar u arrestua në Mal të Zi pasi kërkohej nga policia shqiptare. Ai u është dorëzuar autoriteteve shqiptare sot në mesditë i dyshuar si autor i vrasjes së Behar Sofisë.
Burimet thonë se i riu dyshohet të jetë autor i ngjarjes të rëndë të ndodhur në qendër të Tiranës, pak javë më parë, raporton top channel.
Por këto dyshime janë ende shumë paraprake, pohoi një burim pranë Interpol, që preferoi të qëndrojë anonim. Në polici është shoqëruar vëllai i tij binjak.
23-vjeçari, sipas Top Channel, është nga periferia e Tiranës, por identiteti i tij nuk është zbardhur për arsye hetimore.











