Drejtuesit e Frymës së Re Demokratike kanë vendosur që të qëndrojnë në seli, gjatë gjithë natës, deri në tërheqjen e letrës që ka ardhur nga Bashkia e Tiranës, ku kërkohet lirimi i ambienteve.
Ata po qëndrojnë me qiri pasi bashkia ua ka ndërprerë energjinë elektrike.
Disa punonjës të policisë bashkiake janë paraqitur pranë këtyre zyrave, ku kërkuan që përfaqësuesit e kësaj partie të firmosin një akt konstatimi, gjë që nuk u pranua nga zyrtarët.
I pranishëm për t’i mbështetur anëtarët e FRD-së është edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
Në zyrat e FRD-së ishte sot Presidenti Ilir Meta i cili u ndesh me policinë bashkiake dhe pak më vonë edhe kreu i PD, Lulzim Basha. m.k











