Kandidatja për deputete në Kuvendin e Shqipërisë, Andia Ulliri studente e arkitekturës, një zë i fuqishëm i brezit të ri, mes emocionesh dhe vendosmërisë shpalosi të pranishmëve gjatë takimit prezantues në Qerekë, për ambicjet e saja. 22 vjeçarja vajza e biznesmenit të prodhimit së mobilerive Sulejman Ullirim njeriut që hodhi bazat e këtij aktivitetit në zonën e tij, dhe tashmë kontribues në zbutjen e papunësisë në këtë zonë.
Kandidatja Andia Ulliri ka folur më së shumti për alternativat e brezit të ri, si modeli i mirë i shoqërisë shqiptare, rininë studentore e braktisur nga institucionet, për rininë shqiptare në tërësi çdo ditë dhe më shumë ndihen të denigruar nga qeverisja, ndaj vajza krutane nga Qereka ka zgjedhur të konkurojë dhe të bëhet pjesë e mbështetjes për qytetarët e saj dhe në tërësi për rininë shqiptare.
” E dua Atdheun, Kombin, dua familjen, i dua bashkëmoshatarët e mij, ata janë e ardhmja e vendit tim,që vuan nga mungesa e vemenendjes së qeverisjes” – kështu i është drejtuar ajo të prinashmëve. Andia ka theksuar gjithashtu dhe mungesën e infrastrukturës në tërësi, në zonën e Fushë Krujës. Një pjesë e banorëve përjetojnë kushte mjaft të vështira nga situata pas tërmetit, ndonëse u premtuan banesa të reja, ende familje të tëra jetojnë në çadra dhe kontinierë dhe pa asnjë interesim dhe të braktisur nga institucionet.
Në takimin me rininë organizuar nga Dega e PD Fushë Krujë, Andia Ulliri kandidatja e listës në Qarkun e Durrësit ka shpehur iniciativën dhe mbështetje për një zë ndryshe në Kuvendin e Shqipërisë. Rinia krutane duhet të shpalosë vullnetin për ndryshimin, ndaj 25 prilli mbetet alternativa e qytetarëve në rrëzimin e kaskës së rilindjes. Sakaq të rinjtë e pranishëm premtuan mbështetje për kandidaten studenten e arkitekturës dhe njeriun e mirë Andia Ulliri. a.z












