Fill pas incidentit te zyrat e FRD, Besar Meta, djali i Presidentit Ilir Meta ka shkuar pranë zyrave të Frymës së Re Demokratike sëbashku me një grup të rinjsh, për të mbështetur Opozitën në aksionin e saj kundër Bashkisë Tiranë që kërkoi sot lirimin e këtyre zyrave.
Besar Meta mban një maskë të kuqe vënë dhe qëndron mes turmës së të rinjve. Aty ndodhen edhe anëtarë të tjerë të Opzitës si kryedemokrati Lulzim Basha, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.
Meta fshiu nga korridoret sot skuthat e policisë bashkiake që po nxirrnin jashtë drejtuesit e FRD pas aleancës me PD. m.k













