Një muaj pas shpalljes në kërkim ka rënë në pranga në Itali vrasësi i dy vëllezërve në Vlorë.
Një shtetas shqiptar 46-vjeçar, u identifikua dhe u arrestua nga policia në një apartament në Martina Franca (Taranto), pasi rezulton në kërkim ndërkombëtar.
Gerti Selimaj akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve, Beqir dhe Elmaz Hasho ngjarje e ndodhur në periferi të Vlorës në vitin 1998.
I arrestuari u përball me dy vëllezërit për sulmin ndaj një të afërmi të tij dhe, pas një sherri, i qëlloi për vdekje. 46-vjeçari shqiptar, i dënuar, u arrestua gjithashtu në komunën e Martina Franca në 2015 për vrasje në tentativë.
Në këtë episod të fundit, të mbështetur nga vëllai i tij i vogël, për arsye ekonomike, ai goditi me thikë një nga bashkatdhetarët e tij, duke e plagosur rëndë në bark.
46-vjeçari u dërgua në burgun Taranto në pritje të procedurave ndërkombëtare të ekstradimit për në Shqipëri.
Njoftimi i policisë rreth një muaj më parë për zbardhjen e ngjarjes:
Vijon puna hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë. Zbardhet vrasja e dyfishtë e ndodhur në vitin 1998, në Vlorë. Identifikohet dhe shpallet në kërkim ndërkombëtar autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë.
Seksioni i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur në vitin 1998, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 2 vëllezër, shtetasit B. H. dhe E. H.
Si rezultat i hetimeve të kryera, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u bë shpallja në kërkim ndërkombëtar e autorit të dyshuar, shtetasit: G. S., 47 vjeç, të cilit Gjykatës e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Vijon puna intensive për lokalizimim dhe arrestimin e këtij shtetasi. a.b












