Kandiati i PD në Tiranë Agron Shehaj ka takuar dje studentë dhe gjimnazistë me të cilët ndau mendime dhe ide ne lidhje me ndryshimin e vendit dhe qeverisjes.
“Më la mbresa dhe optimizëm biseda me Ajlinin, Albin, Anxhelën, Armandon, Armelën, Astian, Borën, Dean, Hafizen dhe Sarën, gjimnazistë e studentë të ekselencës. Kanë talent, dëshirë dhe përkushtim. Duan mundësi dhe meritokraci. Ky është ndryshimi që do të sjellim nga 25 prilli”, shkruan Shehaj në rrjete sociale. a.b












