Tension tek zyrat e FRD. Presidenti Ilir Meta ka zbythur policët bashkiakë që kishin bllokuar zyrat e FRD, një parti në koalicionit opozitar.
Presidenti vizitoi zyrat e kësaj partie fill pas bastisjes nga policia e Veliajt. “I bëj thirrje të gjithëvve që të ngrihen për të mos lënë të shtypen lirit politike”, deklaroi Meta.
“Kjo bëhet vetëm për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opopzotare, duke keqpërdorur bashkinë bandë, është tepër irrituese dhe është paralajmërim për të gjithë qytetarët shqiptarë, për të vënë dorë mbi votën e barabartë. I bëj thirrje që të gjithë opozitës të zgjohet dhe të mos lejojë asnjë prekje të garës, se do të jetë vonë për të dhe jo për popullin shqiptar.
Pata një telefonatë nga zoti Shehu, isha duke kaluar këtu rastësisht, ju e patë si u dhunua kryetari i partisë së Tiranës, në prezencë të presidentit. Ose zbatoni ligjet, ose do përfundoni si policët e Mubarakut. I them kryetarit të bashkisë që ju e dini mirë se çfarë keni bërë me firmë dhe pa firmë, se ai tjetri do nxjerri kartelën para 25 Prillit”, tha presidenti i vendit ne kete vizite surprize.











