Një shtetas shqiptar u vra me armë zjarri, në një shtëpi në via Petrelli, në zonën Libertà të Barit.
Burri u plagos nga tre plumba në gjoks dhe bark e më pas u transportua në spital, ku vdiq për shkak të plagëve, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Ishin mjekët ata që lajmëruan policinë për këtë ngjarje. Burrat e skuadrës së policisë ndërhynë në vend, duke kryer inspektimet e para e dëgjuan disa dëshmitarë në vendngjarje. a.b












