• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha në Kavajë: Ringritje ekonomike dhe mbështetja e lehtësimi i bizneseve

droni by droni
11 March, 2021
in Kryesore, Politika
0
Basha në Kavajë: Ringritje ekonomike dhe mbështetja e lehtësimi i bizneseve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Kavajës, ku u prit nga qindra qytetarë. Gjatë ecjes, kreu opozitar takoi sipërmarrës, qytetarë, të cilët i treguan z.Basha për gjendjen e vështirë ekonomike ku e ka zhytur biznesin kjo qeveri.

“Lulzim Basha: Si je?
Qytetarja: Përshëndetje!
Lulzim Basha: Si je zonjë?
Qytetarja: Mirë, juve?
Lulzim Basha: Mirë faleminderit! Sa kohë e keni këtë sipërmarrje?
Qytetarja: Shumë vite, kam diku rreth 30 vjet
Lulzim Basha: Po!
Qytetarja: Tani puna e pandemisë na ka penalizuar me thënë të drejtën edhe kemi nja dy vite pa punë kemi shkuar drejt e për poshtë.
Lulzim Basha: Ju e keni themeluar këtë biznes?
Qytetarja: Po.
Lulzim Basha: Pra një sipërmarrje, zonjë, femër?
Qytetarja: Po.
Lulzim Basha: Ka qenë ideja e jote?
Qytetarja: Po.
Lulzim Basha: Kryesisht për t’i shërbyer dasmave?
Qytetarja: Për t’i shërbyer dasmave.
Lulzim Basha: Për nuset, fustane nusërie.
Qytetarja: Kemi një biznes që është vetëm sezonal, tre muajt e verës edhe tani dy vite, e thashë që jemi pa punë!
Lulzim Basha: Problemi është i dyfishtë. Ka vite që besoj dhe ju e keni ndjerë që numri i çifteve të reja është pakësuar. E para e punës shumë të rinj janë larguar. E dyta e punës shumëkush nuk ka mundësi me gjithë se ne shqiptarët e kemi traditë dhe kur thonë futemi në borxh për një dasmë”

Kryetari i opozitës u shpreh se fokusi i qeverisë që do dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të jetë ringritja ekonomike dhe mbështetja e lehtësimi i bizneseve.

“Gjëja e parë që do të bëjmë është që të investojmë, që ekonomia të fillojë, të punojë në mënyrë që të rritet fuqia blerëse e njerëzve, t’i rikthehen normalitetit, t’i rikthehen mundësisë për të fituar gëzime dhe në veçanti do të jetë në vëmendje biznesi dhe sipërmarrja e grave. Për sipërmarrjen e grave ne do të kemi masa të veçanta të cilat do t’ju mbështesin dhe do t’ju mundësojnë që gruaja shqiptare jo vetëm të mos shkurajohet, por të inkurajohet për të qenë pjesë e ekonomisë shqiptare.”

Z.Basha u takua me një tjetër sipërmarrës, i cili i kërkoi kryetarit të opozitës të anulonte fiskalizimin për shkak se krijonte një kosto të papërballueshme për bizneset.

Lulzim Basha: Si jeni? A jeni mirë?
Qytetarja: Mirë, mirë.
Lulzim Basha: Me shëndet? Mirë të gjitha?
Qytetarja: Mirë.
Lulzim Basha: Shndrin Kavaja, shndrin. Një pyetja kam, kush i ka bërë kaq trima burrat e Kavajës?
Qytetarët: Gratë
Lulzim Basha: Të gjithë jemi bij nënash. Kështu që sot nderimin më të madh jo vetëm për rininë dhe burrat e Kavajës, por në veçanti për gratë dhe vajzat e Kavajës
Lulzim Basha: Kohë të vështira ekonomike
Qytetari: Shumë të vështira. Dy gjëra duam prej jush. E para heqjen e fiskalizimit sepse është një kosto shumë e madhe për biznesin
Lulzim Basha: Jo vetëm kosto, por është aferë korruptive.
Qytetari: Dhe e dyta rikthimi i institucioneve në qytet. Janë mbyll të gjitha institucionet. Për çdo gjë që na duhet o do të ikim në Tiranë ose në Durrës

Kreu i opozitës iu premtoi qytetarëve të Kavajës se Partia Demokratike ka gati planin e punës dhe ekipin e duhur me të cilin shqiptarët do të gjejnë zgjidhjen e problemeve të tyre. Kryetari Basha tha se shteti dhe institucionet do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe në mbështetje të bizneseve. Ai u shpreh se ndryshimi kërkon bashkimin e gjithë qytetarëve dhe votimin masiv në 25 prill të qytetarëve të Kavajës dhe të të gjithë Shqipërisë.

“Lulzim Basha: Asnjë kavajas pa votuar. Të gjithë në kutitë e votimit edhe t’i japim një mësim të mirë jo vetëm këtij që në 8 vite e ka lënë Kavajën dhe gjithë Shqipërinë në këtë ditë, por një mësim të mirë për demokracinë këtej e tutje, kush nuk mban premtimet, kush tallet me popullin, kush vjedh Shqipërinë, meriton të largohet në mënyrë plebishitare, me referendum! Kjo është! Dy gjëra të garantoj. Jo vetëm institucionet e Kavajës, por në të gjithë Shqipërinë institucionet do ua rikthejmë njerëzve. Shteti do ia rikthejmë njerëzve, administratën do ia kthejmë njerëzve. Fiskalizimi nuk është thjesht një barrë e rëndë për ju që shkon nga 600 në 2000 mijë euro, por është një aferë e pastër korruptive dhe që është diçka të cilën në ditën e parë do ta trajtojmë si të tillë. Jo thjesht do ta pezullojmë, por do ta çojmë për ndjekje penale. 40 ditë nga ngelur. E di që keni heq shumë këto 8 vite si biznes, e kam fjalën për të gjithë sipërmarrjen ekonomike. Bëhuni bashkë, me 25 prill të gjithë bashkë për ndryshimin që të fitojë biznesi shqiptar, të fitojë e gjithë Shqipëria.” a.b

Previous Post

Dhimbje e madhe në familjen e aktorit të njohur të humorit Muharrem Hoxha

Next Post

VIDEO/ Pamje të rënda, policët amerikanë ekzekutojnë 15 vjeçarin

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Pamje të rënda, policët amerikanë ekzekutojnë 15 vjeçarin

VIDEO/ Pamje të rënda, policët amerikanë ekzekutojnë 15 vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.