Në 24 orët e fundit Italia ka konfirmuar 16,308 raste të reja me koronavirus. Autoritetet shëndetësore njoftuan edhe 553 persona humbje jete.
Numri total i të infektuarve në vend ka shkuar në 1.9 milionë njerëz kurse ai i viktimave në 68,447. Fatmirësisht shtrimet në spital vazhdojnë të bien, vetëm në 24 orët e fundit ka pasur 405 pacientë më pak si dhe në kujdesin intensiv 35 shtrime më pak.
Rajoneve me numrin më të lartë të rasteve pozitive në 24 orët e fundit janë Veneto, Lombardia, Emilia Romagna, Lazio dhe Puglia.
e.h/DRONI.al/











