Vazhdon rritja e numrit të rasteve pozitive ditore me COVID-19 në Greqi. Mediat greke raportojnë gjithashtu për një rritje të madhe të numrit të vdekjeve si dhe të pacientëve të intubuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv.
Sot u njoftuan 916 raste të reja të Covid-19, një numër më i ulët se 1,155 i regjistruar një ditë më parë. Numri i përgjithshëm i rasteve në total llogaritet 129,584.
Ndërsa numri i vdekjeve të regjistruar në 24 orët e fundit është 96, duke e çuar në total numrin e viktimave në 4044.
e.h/DRONI.al/












