Ditën e sotme Kuvendi votoi anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj me 96 vota “pro”.
Kreu i grupit parlementar të PS Taulant Balla në një postim në Twitter është shprehur se:
“Parlamenti shqiptar ka votuar sot anëtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me 96 vota, të mjaftueshme për ta zgjedhur atë anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Kjo është një detyrë shtëpie e rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të Drejtësisë”.
/DRONI.al/ l.b











