Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë raportuar një numër të lartë vdekjesh dhe infektimesh nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Në Greqi janë konstatuar 1,190 raste të reja pozitiv, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19 arriti në 85.
Të dhënat e publikuara nga autoritetet shëndetësore të vendit fqinj tregojnë që momentalisht 552 pacientë janë të intubuar me një moshë mesatare 67 vjeç.
Numri total i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë në shtetin fqinj ka arritur në 127.557, ndërsa numri i viktimave për shkak të Covid-19 ka shkuar në 3,870.
e.h/DRONI.al/











