Policia e Hamburgut në Gjermani arrestoi 20 persona pasi dyshohet se kanë trafikuar rreth 2 ton kokainë në Gjermani.
Mes të arrestuarve ka gjermanë, serbë, turq e shqiptarë ndërsa droga vinte nga Amerika e Jugut, përmes ngarkesave me banane.
Gjatë këtij operacioni gjigant u sekuestruan 125 mijë euro në cash, dhjetë armë zjarri, një BMË X6, etj. Por mes të arrestuarve gjatë këtij operacioniishte edhe një person, i cili ishte me veshjen e ‘babagjyshit’. Policia mendon se ai ishte thjesht shpërndarës./DRONi.al/











